Askush nga establishmenti i lartë i BDI-së për shumë shkaqe nuk kanë kredibilitet për të kërkuar që Ali AHMETI të dorëhiqet nga kupola e partisë. Edhe pse kjo është çështje e brendëshme e subjektit politik, por e kaluara e këtij subjekti e bënë që dorëheqja eventuale të mbetet vullnet dhe reflektim personal i z.Ahmeti . Vetëm reflektimi i tij do të mundësonte konsolidimin e mëtutjeshëm të kësaj partie. Mendimi i lirë, qasja në fraksion konstruktiv në këtë subjekt janë jo formale dhe fiktive. Mbase procesuimet statutore janë jo demokrtatike dhe skajshmërisht të FINGUARA nga lart.
Strukturat gjithsesi duhet të respektojnë vendimet dhe qëndrimet e partisë, por jo me çdo kusht të respektojnë dhe justifikojnë ZULLUMET dhe HAJNITË e kupolës.

Andaj, irelevant është pohimi i Bujar Osmanit se edhe sa kohë i duhet Ali Ahmeti BDI-së ?!

(q/a)