Pacienti më i ri që ka përfunduar në Klinikën për Toksikologji në Shkup ka pasur 14 vjet, ndërsa më i moshuari ka qenë 63 vjeçar.

Nga Klinika thonë se gjithë pacientët janë lëshuar në shtëpi. Ndërsa shtojnë se këtë vit nuk ka pasur qytetarë që kanë qenë të mbidozuar me drogë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë natës së Vitit të Ri në Klinikën për Toksikologji janë pranuar gjithsej 29 persona të helmuar nga alkooli, prej të cilëve më i riu ka qenë 14 vjeçar, ndërsa më i moshuari 63 vjeçar. Për fat të mirë nuk kemi pasur pacientë me mbidozë nga substancat narkotike, gjithashtu nuk ka pasur raste kome. Gjithë pacientët pasi disa orëve trajtim, janë lëshuar në shtëpi”, mjekja Irena Jurukov.

Ndërsa mjeku Albert Leshi tha se tre persona janë lënduar nga mjetet piroteknike, ndërsa gjithsej kanë kontrolluar 105 pacientë.