Bashkëpunimi i partive shqiptare opozitare ishte tema e debatit të sotëm në emisionin “Arena”, ku të ftuar ishin kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dhe gazetarët Isen Saliu dhe Bekim Laçi.
Në pyetjen rreth ftesës publike që ka bërë Lëvizja BESA, për LR-PDSH-në dhe UNITETIN, Kryetari i Lëvizjes për Reforma , Ziadin Sela, e cilësoi këtë ftesë si jo të sinqertë dhe njëfar ultimatumi, duke shtuar se nuk pranon ultimatume dhe se ai do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së pardjeshme të shoqatës së të burgosurve politik, si një subjekt i pavarur. Poashtu Ziadin Sela tha se ai dhe partia e tij nuk janë pengesa e bashkimit opozitarë, përkundrazi në LR-PDSH të gjithë e duan bashkimin dhe bashkëpunimin ndërmjet partive politike opozitare dhe për tua vërtetuar këtë unë jam në gjendje edhe mos të kandidohem dhe te tërhiqem nga çdo pozitë por fillimisht dua të marr garancën nga gjitha partitë opozitare se do e realizojnë platformën dhe marrveshjen politike për të cilën do të biem dakort. Më me kënaqësi do të pranoja të isha një anëtar i thjesht i një nëndege dhe të bëja çfar do aktiviteti sepse nuk është turp ti shërbesh popullit tënd u shpreh Ziadin Sela në debatin Arena të tv Shenja.
© fol.mk