Barcelona ka fituar Kupën e Botës për Klube.
Barcelona është kampionia e re e botës, pasi në finale të Kupës së Botës për Klube ka mposhtur River Platen me rezultat të thellë 3:0.
Katalunasit edhe një herë tjetër treguan forcën e tyre, duke dëshmuar se janë skuadra më e mirë në botë.
Më meritori për këtë triumf ishte Luis Suarez. I cili shënoj dy gola, ndërsa goli tjetër u shënuan nga Leo Messi.
Suarez do të jetë golashënuesi më i mirë i këtij turneu, pasi në dy ndeshje ka shënuar 5 gola.
Barcelona pas këtij triumfi sezonin do ta mbyll me 5 tituj, pasi më herët kishte fituar edhe La Ligan, Copa del Rey, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës