Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një deklaratë për media kishte deklaruar se “Shqiptarët në zgjedhje do të mbështesin investimin më të sigurtë që mbanë emrin BDI”. Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai, i cili përmes një shkrimi i përgjigjet politikave të partisë së tij. Z. Bujar Osmani, burgu është për burra, por edhe për kriminelët. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas një heshtje të gjatë u rikthye të shet demagogji dhe të flet somnabul për zhvillimet politike. Ai në një deklaratë për mediat thekson se sondazhet nxjerrin BDI fituese në zgjedhje. Pra, edhe një demagogji e radhës së tij. Cilët sondazhe flisni për ata të cilat përgatiten në shtëpitë e rënuara dhe nga padroni juaj Nikolla Gruevski?! Është evidente që ju ka kapur paniku nga bashkimi i forcave shqiptare nën ombrellën e “Aleancës për Shqiptarët” dhe tani mundoheni të hidhni pluhur syve anëtarsisë tuaj që edhe ato mos t’iu braktisin, sepse shqiptarët ju kanë braktisur që moti. E dini ju pse u kanë braktisur shqiptarët?! Pikërisht sepse nxorët në shesh fytyrën tuaj të vërtetë, e jo seriozitetin siç pretendon ti?! Në partinë tuaj ka gjithçka përveç seriozitetit, pastaj ka amoralitet të skajshëm dhe banal. Po ashtu ishim dëshmitar se kishte dhe kriminalitet dhe hajdutëri në stilin që vetëm ju mundeni ta bëni. Ka servilitet dhe ka pafuqi për t’iu kundërvënë politikave të mbrapshta të Gruevskit. Përgjimet telefonike treguan se sa kredibilitet moral keni në partinë tuaj, duke ardhur në pushtet me manipulimet zgjedhore. Zyrtar të lartë të juaj flasin me fjalor sado-mazo për marrdhënjet e tyre imtime. A e keni dëgjuar ju, kur kryetari juaj dhe bashkëvendasi i tij dëshiron t’ua ndërroj religjionin Haraçinasve, ti bëjë gjysma katolik dhe t’iu ndërtoj kishë në Haraçinë?! A e ke parë llogarinë e harxhimeve të Ministrit tuaj të Arsimit dhe Shkencës që ka ngrënë dhe pirë 88 mijë euro nëpër Restorante, e ku jo tjetër?! E nga ana tjetër shkollat shqiptare nuk kanë dritare dhe u bije kulmi mbi kokë nxënësve shqiptar, pra fëmijëve tanë. A i ke dëgjuar deklaratat e zyrtarit tuaj dhe Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Bejta?! Pra, ju si parti jeni gjithçka, vetëm të moralshëm dhe serioz nuk jeni, andaj shqiptarët nuk do të mbështesin asnjë politikë të BDI-së, pasi u dëshmuat më pushtet absolut ishit të gjunjëzuar e nënshtruar nga Gruevski. Shqiptarët kanë filluar të bëhen bashkë nën ombrellën e “Aleancës për Shqiptarët dhe kjo të shqetëson ty. E ta dish se ne nuk do lejojmë që të përçahet vota shqiptarët”, do ta bëjmë bashkë këtë votë për të marr në duar procese që partia jote është dashur ti kryej që moti, por nuk ka mundur sepse është e zhytyr në krim e korrupsion së bashkë me partnerin tuaj VMRO. Andaj, BDI dhe politikat e saj lë të bëhen gati për t’iu rikthyer realitetit, sepse ëndrra juaj tashmë ka mbaruar. Ta dini fort mirë se do të përgjigjeni për krimet e bëra para gjyqit të popullit. Mos harroni, burgu është për burra, por është edhe për kriminelët.

Elmir Sejfullai – zëdhënës i LR-PDSH