Sonte në Kërçovë BDI-ja e Ali Ahmetit zhvilloi takim me anëtarsinë dhe qytetarët. U prezantuan listat e kandidatëve për deputet si dhe platforma e BDI-së.
Por ajo që vlen të theksohet është mungesa e kryetarit të Kërçovës, Fatmir Deharit, që është kuadër i BDI-së dhe ish përkrahës i Ahmetit nga “krahu i luftës”. Gjithashtu mungonte edhe kryetari i degës së BDI-së në Kërçovë.
Ali Ahmeti në fund të fjalimin të tij, tentoi të arsyetoj mungesën e tyre. Sipas Ahmetit, kreu i Kërçovës është në udhëtim zyrtar, kurse kryetari i degës së BDI-së në Kërçovë mungonte me lejen e Ahmetit.
Përndryshe Fatmir Dehari njihet si bashkëpuntor i afërt i Hazbi Likës i cili nuk pranoi që të jetë në listat për deputet të BDI-së në njësin zgjedhore 6. Sipas mediave, Lika është treguar i pakënaqur nga emrat e kandidatëve që ka paraparë Ahmeti për njësinë zgjedhore numër 6, prandaj edhe ka refuzuar ofertën.

Viteve të fundit Ali Ahmetit iu larguan të gjithë shokët e luftës dhe idealit, ndërsa Ahmeti vendosi të mbështetet në Bekim Nezirin dhe Artan Grubin.