Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të fëmijëve me nevoja të veçanta (dje), ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, ishte në vizitë të papritur në Qendrën për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjëve në Topansko Pole. Ajo pas vizitës theksoi se kjo qendër, po punon në kushte jo të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Remenski deklaroi se kushtet janë akoma larg, nga ajo që shteti duhet t’u sigurojë shfrytëzuesëve të Qendrës.

Ajo gjithashtu theksoi se, disa nga të rinjtë e kësaj qendre kanë nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa disa të tjerë nuk është dashur fare të sistemohen në këtë Qendër./Telegrafi/