Ambasada amerikane në Shkup bën të ditur se është ndërprerë lidhja telefonike e saj, duke udhëzuar të gjithë palët e interesuara se ku të drejtohen për të kontaktuar këtë ambasadë, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Prandaj, për çdo urjgencë që mund të keni, ambasadën mund ta kontaktoni përmes Qendrës Operative të Departamentit të Shtetit në numrin telefonik +1-202-647-1512.

Nuk jepen detaje për arsyet e këtij defekti telefonik.