Mbrëmë shtetasi i Maqedonisë, ka tentuar të vetëvritet në kampin e Rejkjavikut në Islandë, për shkak se qeveria islandeze i’a ka refuzuar kërkesën për azil, dhe kanë kërkuar që të kthehet në vend.

 

30 vjeçari nga Shkupi, ka djegur veten për shkak se nuk ka dashur që të kthehet në Maqedoni, thonë kërkuesit tjerë për azil në Islandë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë për imigrim, nëse kërkuesi për azil ngul këmbë, rrezikon të marrë ndalesë për hyrje përsëri në atë vend, për të paktën dy vjet. Kjo ndalesë vlen për të gjithë 26 vendet e zonës Shengen, dhe jo vetëm për Islandën./Telegrafi/