Në Turqi mbahen të dielën mbahen zgjedhjet lokale në mbarë vendin. Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan AKP po përpiqet ta rimarrë pushtetin në Stamboll, qytetin kryesor të Turqisë, që dikur ishte baza e tij. Rezultati i këtyre zgjedhjeve vendore mund të ndryshojë trajektoren e Turqisë.
pushtetit në Stamboll, sipas analistëve, do t’ia shtonte gjasat për të sfiduar sërish Presidentin Erdogan.
“Zgjedhjet vendore të marsit japin shpresë se opozita mund të mobilizohet sërish dhe të paktën të mbrojë disa nga hapësirat e gjelbra ne lagjet e qytetit. Në këtë pikë ku jemi, është e rëndësishme që opozita të ruajë veten, të mbrojë shpresën se dikur, në të ardhmen, mund të ndodhë një ndryshim i vërtetë në shoqëri, në politikë”, thotë Sezin Oney, analiste e portalit “Politikyol”.
Ndërkohë që pakënaqësitë e popullatës me inflacionin e lartë po rriten, Presidenti Erdogan po viziton vendin, duke nxitur përkrahësit e tij t’u kërkojnë miqve dhe familjarëve të tyre në Stamboll që të votojnë.
“Nëse Erdogani fiton në Stamboll, votuesit e opozitës kurrë më nuk do të dalin në zgjedhje. Dhe pastaj çfarëdo që Erdogani ka në plan të bëjë, për shembull, t’i japë vetes një mandat të tretë, do ta ketë më të lehtë ta arrijë për shkak të kësaj apatie të votuesve. Së dyti, zoti Imamoglu ka gjasa të jetë rivali i tij i vetëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, thotë Atilla Yesilada, analist pranë “GlobalSource Partners”.
Analistët thonë se një fitore në Stamboll do t’i mundësonte zotit Erdogan të forcojë pushtetin e tij. Për zotin Imamoglu, fitorja do të konfirmonte se është i denjë për ta mundur zotin Erdogan./ VOA