Pavarësisht dietave të cilat kanë ndikim të madh në uljen e kolesterolit në gjak, ndikim të madh në zgjidhjen e këtij problemi kanë edhe disa ushqime tjera,
Lexoni më poshtë se cilat janë ato ushqime që ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak:
Arrat
Sa më shumë arra që hani, ato ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit.
Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitaminë C, e cila është përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor të kockave të trupit, të lëkurës dhe enëve të gjakut.
Elbi
Elbi përmban kalium, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.
Avokadot
Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.
Karota
Në trupin tonë, Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet te karotat, shndërrohet në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet te frutat, perimet dhe sallata jeshile.