Nga qendra analitike e Aleancës për Shqiptarët mësohet se Aleanca për Shqiptarët e fiton edhe mandatin e tretë. Bartësi i listës së kësaj partie Syrja Rashiti ka kaluar pragun elektoral në zonën e 5 zgjedhore dyke i siguruar tre deputet Aleancës për Shqiptarët. Zoti Rashidi tashmë është deputeti i dytë shqiptar në këtë zonë pas atij të BDI-së. Poashtu nga po të njëjtat burime mësohet se për rreth 150 vota Aleanca për Shqiptarët është dëmtuar , mbase qëllimisht në disa vendvotime ku ka një numër të madh të votave të pavlefshme , për të ju pamundësuar edhe fitorja e deputetit të tretë në zonën e gjashtë zgjedhore.
© fol.mk