Super Mario Run është një prej prurjeve më të nxehta të fundvitit në dyqanin e aplikacioneve App Store, e Nintendo. Tani është pranë dërgimit të karakterit legjendar të Marios edhe në Play Store.

Ky aplikacion aktualisht figuron dhe mjafton që të klikoni butonin e madh “Pre-Register” nëse dëshironi të njoftoheni kur aplikacioni është i gatshëm për shkarkim.

Super Mario Run është falas për tu shkarkuar dhe mund të luani tre nivelet e para dhe për tu qasur në nivelet e tjera duhet të paguani 10 dollar dhe loja është e gjitha e juaja, shkruan Pcworld.

Kjo është një praktikë e ndjekur në App Store dhe nuk dihet nëse i njëjti model tarifimi do të implementohet edhe në Android pas kritikave të shumta.

Luajtja në Super Mario Run nuk kërkon një lidhje interneti. E plotë, loja ka 24 nivele të shpërndara në gjashtë botë së bashku me një modalitet Toad Rally dhe Kingdom Builer.