Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag po qëndron këtyre ditëve në Arabinë Saudite. Në disa media është raportuar se ai është i shoqëruar me nënën e tij, mirëpo nuk po del të jetë ashtu

Në një foto të siguruar nga “Indeksonline”, Gold Ag shihet i shoqëruar me autorin, producentin e njohur Kreshnik Avdiun, imamin Xheladin Faziun si dhe studentin e masterit në Medine, Mërgim Jakupin.

Shkuarja e tyre në Arabi është me rastin e “Umrah”-s, që simbozlion vizitën e dy vendeve të shenjta të Mekës dhe Medinës jashtë kohës së haxhit.