Reperi i njohur Arian Agushi është njëri nga VIP-të e parë që kërkoi lirimin e Ramush Haradinajt.

 

Gold Ag në llogarinë personale në Facebook ka publikuar disa vargje që i ka dedikuar Haradinajt.

Ky i fundit është paraburgim në shtetin francez pas një urdhërarresti të lëshuar prej Serbisë.

Lexo të plotë vargjet nga Arian Agushi i njohur me Gold Ag:

RAMUSH HARADINAJ

 

Saher që ma vune drynin
Asniher s’ma treme synin
Idealin tem sma vrani
Pse dojn qent s’trembet luani.

N’kulla t’lashta t’Dukagjinit
Me ninulla m’ka rrrit nana
Pushkën n’dor qysh prej fillimit
Nuk vdes kurr edhe kur vrana.

Shum’ vllazni ja fala venit
Kurr Kosovën vet se lash
Nuk ndryshova hatri shkive
Nuk ndryshoj more as tash.

Franc e mjer oj kurv e vjeter
Mitrovicen ti ma ndave
Çka me prit prej teje tjeter
Kur andrren teme ti ma vrave.

E nese sot ti mpaske kap
Mos mendo qe na po shujna
Me ke pram u bone tap
Pse ktu me more hatri kujna ?

 

Mos e luj lojen qe sduhet
Kryje shpejt ket procedur
Se me gjak gjaku paguhet
E per gjak sta falim kurr.

Kto fjal nuk jesin veq shkronja
Po me shkronja po ti shkruj
Se kur tmer hovin shqiponja
Ateher koken mos e kruj !!!!

09.01.2017
Arian Agushi