Në Gjykatën e Shkupi I vazhdon sot me dyer të mbyllura seanca gjyqësore për rastin “Kumanova”.

Në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Gjatë këtyre ndodhive u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Ndërkohë humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.