Hapësira e harruar e përmendores në qendër të qytetit më në fund do të ndryshojë Komuna e Strugës fillon me zbatimin e projektit ‘’ Renovimi i Hapësirës së Përmendores’’.

Me mjetet e veta të dedikuara, në shumën prej rreth 2 milionë denarësh ( ku përfshihet dhe TVSH-ja) do të realizohet renovimi i hapësirave përreth përmendores në sheshin e qytetit.

Konkretisht, parashikohet ulja e platformës së betonit , formimi i rrugëvve për këmbësore, ku do të lidhet me sheshin dhe bulevardin nga ana tjetër, formësimi shkallëve dhe sipërfaqeve të reja duke përfshirë dhe hapësirat e reja të gjelbërimit . Me një fjalë hapësirat përreth përmendores do të shëndrrohen në një hapësirë të re atraktive dhe relaksuese. Në vazhdim po paraqesim dhe fotografitë e të gjithë projektit.

str1str2str3str4