Angazhimi i përbashkët i Lëvizjes Besa dhe Partisë Liberale Demokratike (PLD) është sigurimi i procesit të drejtë dhe demokratik zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Ky është konkluzioni i miratuar në takimin e sotëm të kryetarit dhe Lëvizjes Besa dhe PLD-së, Bilal Kasami dhe Goran Milevski, kumtoi PLD-ja.

Në të njëjtën kohë, të dy partitë kërkojnë të mundësohet që qytetarët të shprehin lirë vullnetin e tyre, pa asnjë presion dhe kërcënime, si para zgjedhjeve, ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas deklaratës, në takim ku mori pjesë edhe nënkryetari i PLD-së Zoran Shapuriq, kryetari i LDMB-së Stefan Minoski, si dhe anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Ermira Asani – Salia dhe Afrim Gashi, është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe për zbatimin e marrëveshjes nga Përzhino.

Me këtë rast u konstatua se opozita nuk duhet të merrë pjesë në zgjedhje që nuk do të përmbushin standardet evropiane dhe është bërë thirrje të gjitha partive të japim përpjekje maksimale në përmbushjen e marrëveshjes së nënshkruar.