Faqja më e madhe e videove, YouTube, ka njoftuar për një ndryshim të madh që ka vendosur së fundi për mënyrën e funksionimit. Nëse para çdo videoje që keni dashur të shikoni, ju duhej më parë të shikoni një reklamë 30-sekondëshe, e cila nuk mund të hiqej manualisht, tanimë YouTube ka vendosur ta largojë këtë bezdi të përdoruesve të tij.

Lidhur me këtë ndryshim të fundit, YouTube ka njoftuar se është vendosur ndërprerja e mbësshtetjes së këtyre reklamave që nuk hiqeshin për 30 sekonda. Duke filluar që nga viti 2018, puna do të fokusohet në formatet që i përshtaten edhe përdoruesve, edhe reklamuesve.

Shumë përdorues depozituan një lumë ankesash ndaj Google, pasi reklamat në aplikacionin e faqes për versionin mobile ishin bërë të paduerueshme.