Rreth 136 diplomatë turq kanë kërkuar azilGjermani, që prej trazirave të korrikut të vitit të kaluar.

Mediat gjermane raportojnë se kjo shifër është shtrirë në periudhën nga gushti i 2016 në janar të 2017 dhe se Ministria e Brendshme gjermane nuk ka identifikuar 136 turqit që kanë kërkuar azil, të cilët nuk janë vetëm diplomatë, por edhe familjarë të tyre, si bashkëshortet e fëmijët që mbajnë pasaporta diplomatike.

Turqia ndërkohë i ka bërë thirrje Gjermanisë të mos japë azil për asnjë oficer ushtarak, teksa mendohet se në mesin e atyre që kanë kërkuar azil janë edhe disa shtetas turq pjesë e bazave të NATO-s në Gjermani.

Që prej trazirave të korrikut, rreth 40,000 persona janë arrestuar në Turqi dhe më shumë se 100.000 janë shkarkuar ose pezulluar nga ushtria, shërbimi civil dhe sektori privat.