Protestues të organizatës kurde “PKK” në Bern të Zvicrës, kanë zhvilluar protesta me tone të ashpra kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Erdogan, të cilat i japin kompetenca më të zgjeruara presidentit të vendit.
“Recep Tayyip Erdogan u bë objektivi i këtij mitingu pasi një pankarte bënte thirrje për vrasjen e tij”, shkruan “The Telegraph”.
Në pankartë ishte vendosur një fotografi e Erdoganit të cilit i ishte drejtuar një armë dhe në të shkruhej “Vriteni Erdoganin“.
Kujtojmë se organizatat kurde janë cilësuar nga Turqia si organizata terroriste