Gareth Bale mund të rikthehet në Premierligë gjatë kësaj vere
Jose Mouirnho, menaxheri i Manchester Unitedit, e ka marrë seriozisht transferimin e Gareth Bales nga Real Madridi.
Sipas Diario Gol, strategu portugez ka telefonuar zyrtarët e Los Blancos dhe ka biseduar rreth transferimit të mundshëm të yllit uellsian në Old Traffrod.
Mouinho ka qenë i interesuar në ish anëtarin e Tottenhamit edhe gjatë verës së kaluar, por është refuzuar nga Real Madrid.
Pritet të shihet se a do të ketë sukses kësaj radhe Mouirnho, apo do të dështoj sërish që ta sjell Balen në Manchester United.