Shkruan:   Arta Toçi

 

Në zgjedhjet e fundit parlamentare partia, partnere në koalicionin qeverisës doli me një  numër prej 153.000 votash dhe kjo ishte arsyeja që me muaj e vite të thirren në këtë numër. “Sovrani është ai që e tha fjalën e vet’ ishte fjalia refren e Ermira Mehmetit, dhe doli që këta e kishin vjedhur votën e sovranit ndërsa sovranin e kshin vjedhur 14 vite me rradhë. Sot që po dalin në rrugë, sovrani nuk është me ta dhe ua bën të qartë se 1. është me i mencur se ata dhe 2. votën që ua kishte dhënë (të paktën ata që e kanë dhënë), nuk e kishin dhënë për në tendë por për në institucionet e vendit ku do e avanconin cështjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Ku është morali i atyre që sot i ftojnë të rinjtë në rrugë? Kush merr pergjegjësi për pasojat që mund t’i sjellë rruga? Janë vetëm dy nga shumë e shumë pyetje që lindin te njerezit të cilët ndërgjegjen e kanë fillim e fund. Kë thërrasin ata në tendë e në rrugë:

  • A i thërrasin ate të rinjë qe u rrahën nëpër autobusa?
  • A i thërrasin prindërit e tyre?
  • A i thërrasin qytetarët e Kumanovës, ata që mbetën pa shtëpi?
  • A i thërrasin qytetarët e Kumanovës, ata që kanë familjarë nëpër burgje?
  • A i thërrasin qytetarët e Cairit, ata që bënë të ndjehen si në geto dhe ku krijuan një mentalitet të panjohur më parë?
  • A i thërrasin qytetarët e Tetovës të cilët po mbyten në ambientin më të ndotur në Evropë?
  • A i thërrasin qytetarët e Strugës që më shumë se të gjithë e ndjejne se cka don të thotë të jetosh rreth liqenit por të jesh shqiptar?
  • A i thërrasin qytetarët e Gostivarit të cilët mbeten pa punë vetëm sepse e vejnë në dilemë shkallën e karatit te kryetarit të këtij qyteti?
  • A i therrasin qytarët e Dibrës me te cilët po bëhen eksperimentet me lumin, me varrezat, me rrugën e Arbërit, me mungesën e perspektivës dhe me shkallën e qëndresës së një popullate në një vend pa shpresë.
  • A i thërrasin kërcovarët, ata te cilëve në palcë ua kanë futur frikën dhe të cilët edhe shumë kohë pas fundit do e mbajnë turpin për prejardhjen e tyre?
  • A i thërrasin të rrinjtë të cilët në xhepa mbajnë një diplomë dhe një pasaportë?

Mbetën vetë këta që e morrën votën e sovranit sepse sovranin nuk e kanë pare që nga zgjedhjet e fundit, ndërkohë që sovrani po ua bën me dije se po i jep fund vuajtjes që mban vetëm një emër.

(Autorja është kryetare e Asamblesë së Femrës në LR-PDSH)