Policia dje në stacion ka marrë në pyetje edhe disa persona tjerë të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e 27 prillit ndaj Kuvendit të Maqedonisë.

Personi A.J. (57) dhe A.K. nga Shkupi kanë kryer vepra që përmbajnë elemente të veprës penale. A.J. është marrë në pyetje më 4 maj dhe më pas është liruar, ndërsa A.K. ende nuk është marrë pyetje.

Poashtu SPB në bashkëpunim me PTHP-në Shkup ka marrë në pyetje edhe personat N.V. (39), V.K. (53) dhe K.D. (25), të gjithë nga Shkupi, poashtu të dyshuar si pjesëmarrës në dhunë në natën e 27 prillit.