BDI ishte në koalicion me VMRO-në për 10 vite, i realizoi të gjitha pikat programore të VMRO-së dhe i shërbeu bindshëm asaj. Konform asaj se si BDI ndryshon pozicionin, e akuzojnë oponentin politik se është në palën kundërshtare. Kështu mes tjerash tha kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke sqaruar se kur BDI ishte në koalicion me VMRO-në, akuzonte Lëvizjen BESA se është me LSDM-në nëpër protesta.

“Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë me shqiptarët. Pa marrë parasysh se BDI do të jetë në shërbim të partive politike maqedonase, BESA qoftë pjesë e Qeverisë apo e opozitës, me ngulm do të mbrojë interesat e shqiptarëve”, theksoi Kasami, duke shtuar se BESA është në opozitë pasi nuk arriti marrëveshje me mandatarin. Kasami rikujtoi se kur Gruevski ishte mandatar, Lëvizja BESA në mënyrë të qartë tha se as që do të negociojë me të, përderisa ai ka qasje anti-shqiptare. /SHENJA/