Pas sulmeve të terroriste në Bruksel edhe NATO-ja është solidarizuar me viktimat dhe familjarët e të vdekurve nga këto sulme.
Me moton: “Ne dënojmë në mënyrën më të fuqishme sulmet terroriste në Bruksel. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që janë prekur nga sulmet”, flamujt e vendosur në selinë e NATO-s sot janë vënë në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për viktimat.
Belgjika ka shpallur tri ditë zie për viktimat e sulmeve të djeshme terroriste. Nga sulmet terroriste në Bruksel të martën kanë humbur jetën së paku 34 persona.