Pas vendimit të BDI-së për tërheqje nga Qeveria , Lideri i LD Pavle Trajanov thotë se do të ishte mirë që këto zhvillime të shkojnë në drejtim të formimit të një qeverie politike- ekspertësh.
Trajanov beson se kjo qeveri do të kishte një mandat afatgjatë për të zbatuar reformat thelbësore në fushat kyçe si gjyqësorin dhe procesin zgjedhor.
“Ky do të ishte një vendim i arsyeshëm, nëse në këtë drejtim janë duke shkuar gjërat , për shkak se është më shumë se e qartë se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 5 qershor, kur ne kemi një bllokadë të plotë dhe sistematik në të gjitha institucionet. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në këtë proces në bazë të numrit të deputetëve, së bashku ndajnë përgjegjësinë. Katër partitë kryesore janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje “, – thotë Trajanov.
Në qeverinë e politike-eksperte do të jenë të gjitha partitë që aktualisht marrin pjesë në Kuvend, së bashku me VMRO-DPMNE.
Trajanov shpreson për realizimin e reformave në disa fusha, të cilat do të mundësojnë zgjedhje të drejta të lira dhe të ndershme.
©fol.mk