Lajmi senzacional se  BDI braktis qeverinë s`ishte diçka e panjohur  për  opinionin, ishte edhe nje tentim mashtrimi që e kemi mësuar sa herë që BDI i ka punët keq dhe është në prag të zgjedhjeve në gjithë  këto vite, të qeverisjes së tyre.

I tërhoqën ministrat për ti zëvendësuar me ca të tjerë! Pse vallë nuk i tërhoqët këta ministra atëherë kur maltretoheshin dhe torturoheshin shqiptarët deri në vdekje, pse nuk u tërhoqët atëher kur nënat shqiptare u tërhoqën  zvarë  dhe u  burgosën  shqiptarë të pafajshëm me burg të përjetshëm. Pse nuk u tërhoqët   atëher kur u rrënua një lagje e tërë e banuar me shqiptarë dhe u vranë shokët tuaj të luftës…

Pra, motive të qarta defokusim i opinionit  nga skandalet e përditshme, sidomos këtij të fundit HOT-Line nga njëra anë dhe tentim për të zbutur frustracionet  e brendshme. Skenari ishte i  dhe   në sinkronizim të plotë  ” vëllazëror” me Nikolla Gruevskin, sepse i kishit dhënë    besën se  me 5 qershor me ose pa opozitën, BDI do të merrni pjesë në zgjedhje bashkë me VMRO-DPMNE-në.

Edhe emërimi i ministrave të rinjë, doli të jetë një taktizim tashmë i njohur dhe i pritshëm, emra të rinjë pa përvojë politike, që nuk premtojn se mund të ndryshojnë diçka në të mirë për shqiptarët, por as më pak nuk do kenë mundësinë ta ndryshojnë imazhin edhe ashtu të  shëmtuar të BDI-së .

©fol.mk