Gjatë debatit të mbrëmshëm Click Plus të TV21 Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela theksoi se është i hapur për koalicionim me gjitha partitë opozitare, duke vënë theksin tek Lëvizja BESA, dhe njëherit i bëri ftesë publike për bashkëpunim

“Jemi të interesuar për bashkëpunim, pa asnjë kusht. Ofrojmë bashkëpunim në bazë të parimeve të barabarta, pa matur forcat se kush është më i forti. Për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve duhet unifikim i domosdoshëm. Parimet janë të njëjta. Albin Kurti ka prezantuar platformë të përbashkët, lista të përbashkët, dhe e treta koordinim i aktiviteteve të përbashkëta”.

Kësaj oferte publike  të liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela për bashkëpunimin e opozitarë  në  bazë të parimeve të barabarta  në emër të Lëvizjes Besa iu përgjigj anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes  BESA Zeqirja Ibrahimi, duke e cilësuar si jo korrekte pasi RDK-ja, tani është e përçarë andaj s’mund të ndodh një bashkim opozitar!

”Pa përfunduar procesi në RDK nuk mund të flasim për bashkëpunim sepse ashtu i bie se  ne po ndërhyjmë dhe po marrim anë, ndërsa kjo nuk i shërben unifikimit të opozitës”, ka deklaruar  Zeqirija Ibrahimi.

Pas këtij refuzimi që  bëri Lëvizja Besa ndaj   një oferte të sinqertë  për bashkëpunim  opozitarë nga ana e Ziadin Selës me të drejtë para syve të opinionit shtrohen  disa dilema  se kush    në të vërtet e bën  ”Kalin i Trojës” term që u përmend  mbrëmë gjatë debatit nga ana e analistëve pjesëmarrës në debat.

©fol.mk