Një president që inaugurohet nën rrethim policor të kryeqytetit; që e vë policinë rrugëve për ta mbrojtur nga populli i vet; që largon çdo falmur kombëtar që mund të ketë qenë i pranishëm në shesh; që arreston aktivistët opozitarë të pakënaqur me të; që arreston qytetetarë vetëm pse deshën të kalojnë të lirë rrugëve të kryeqytetit, kurrë nuk do të jetë president e popullit të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht lirimin e aktivistëve:
– Valon Sherifi,
– Adelina Berisha
– Kastriot Gërbeshi,
– Imer Fejza,
– Pleurat Thaqi,
– Gëzon Kastrati,
– Korab Korqa dhe
– Qëndrim Sahiti
dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që u arrestuan sot nga policia e Isa Mustafës.

gaz inaugurim