Emily Enright dhe Lorenc Mansaku, përfaqësues të Ambasadës Amerikane ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina”, nga ku sqaruan procesin e aplikimit të Lotarisë, kriteret dhe përzgjedhjen e fituesve.

Sipas Mansakut, çdo aplikimi i vendoset një numër dhe çdo shtet nuk mund të marrë më shumë se 7%. Dhe është një zyrë në Kentucky, ku bëhet përzgjedhja në mënyrë të rastësishme.

“Departamenti i Shtetit ka një zyrë në Kentucky, ku bëhet përzgjedhja. Çdo aplikimi i vendoset një numër dhe çdo shtet nuk mund të marrë më shumë se 7%. Gjatë një viti duhet bërë vetëm një herë. Lotaria ka si qëllim të çojë në SHBA shtetas nga ato vende me emigracion të ulët”, tha Mansaku.