Në një emision debativ në TV Globi – Gostivar ku mysafir ishte kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela , ndër të tjera u trajtuan tema të aktualitetit politik në Maqedoni, ku me theks të veçant u diskutua edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, protestat e opozitës si dhe bashkëpunimin opozitarë.
Sa i përket situatës aktuale politike në vend Ziadin Sela tha:” Është percepcion i gabuar të thuhet se politika është përgjegjëse për situatën në vend. E vetmja zgjidhje për situatën në vend është politika,ndërsa përgjegjës për situatën e krijuar në maqedoni janë njerëzit e politikës, të cilët janë në skenën politike ku pikërisht dikush ua përgatit terenin që politika është për njerëz amoral, kriminogjen dhe për rezultat gjithë ky definim dhe ky percepcion i rrejshëm ka për synim , që pikërisht tu bëjë vend njerëzve të këtillë në politikë. Politika realisht është gjest për njerëz fisnik sepse çdo veprim politik të cilin ty e sjell sot ka të bëjë me gjeneratat që do ta trashëgojnë nesër. Ralisht përgjegjës për situatën politike tani janë aktorët politik të deritanishëm dhe ka ardhur koha që politika e mirëfillt, me njerëz të cilët politikën e llogarisin, si ardhmëri, si përgjegjësi para votës dhe qytetarit nga i cili e merr votën , të zëvendësojnë këto lloj politikanësh të cilët na kanë sjellë në këtë situatë. Mungon morali në politikë sepse gjatë viteve janë ricikluar, në politikë njerëz të cilët kanë amoralitet të theksuar. Në qoftë se do të kishte patur pak moral nga përgjimet e para që u publikuan , që në masë shqiptarëve u thonin indianë, eksponentët shqiptarë që janë në qeveri do duhej të jepnin dorëheqje dhe natyrisht që nuk do të ishim në këtë situatë” tha Sela
Në lidhje me protestat dhe antiprotestat e organizuara nga opozita Ziadin Sela tha :
”Atëherë kur dështojnë institucionete së drejtës dhe kur dështojnë institucionet në përgjithësi natëherë fjala është te qytetarët. Si bartës të sovranitetit të shtetit janë qytetarët dhe të gjithë që marrin guximin të luajnë me vullnetin dhe me institucionet e së drejtës , natyrisht që do duhet të përballen me sovranin e mirëfilltë që është qytetari. Edhe protestat të cilat bëhen kundër vendimit të Ivanovit, marionetës së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, mendoj që janë protesta të drejta që shprehin një revoltë dhe janë protesta të vonuara fatkeqësishtë. Ne jemi për tu rikthyer demokracia dhe liria e gjithë qytetarëve, po ne jemi për tu kthyer demokracia e munguaar mbi 25 vite e shqiptarëve këtu në Maqedoni”. Ndërsa në pyetjen e gazetarit në lidhje me kontraprotestat Ziadin Sela Tha: ” Natyrisht që situata mund të eskaloj çdo momentdhe antiprotesta si koncept nuk është e drejtë e garantuar me kushtetutë. Kushtetuta garanton të drejtën e të protestuarit dhe gjithësecili që bën një kontraprotestë shfrytëzon një të drejtë të pakuptimtë për mua, për tia pamundësuar atë të drejtë kushtetuese atij të cilit del dhe proteston. Mendoj që është e pakuptimtë dhe duhet me qenë korrekt në definicionet që bëhen dhe në format se sidikush proteston, sepse ska asnjë logjikë ty të shkosh të protestosh, përpara dikujt që ska asnjë mekanizëmnë dorë”.
Në pyetjen e gazetarit rreth bashkëpunimit me partitë tjera opozitare dhe për përçarjet në RDK ziadin Sela u përgjigj:
”Ne jemi munduar gjatë gjithë kësaj kohe që të jemi korrekt me të dyja grupet janë brenda RDK-së. Tendencës së dikujt për të cilësuar që në një udhëtim që unë pata, se gjoja po mbaj anën e Veseli Memedit ose dikujt tjetër ne u përgjigjëm me një takim për të sqaruar situatën dhe që rezultoi me nje takim të përbashkët, të z. Memedi dhe z Zendeli, dhe në atë takim të cilin e kam inicuar gjithmonë për të mos dëmtuar procesin si proces, do më duhet të them se janë diskutuar dy çështje. Në momentin që unë si Ziadin Sela do të them që ju jeni vetëm një anëtarë dhe nuk ke asnjë përkrahje tjetër atëher nuk ka pse smund të jesh për të shkuar në kongres. Unë kam kërkuar nga të dy palët organizoni një kongres dhe aty le të vendos anëtarësia. Kjo është forma më e mirë le të bëhet një kryesi e përkohëshme e përbashkët që pastaj anëtarësia të vendoste se kush duhet të jetë kryetari i RDK-së. Dua të them të vërtetën që Vesel Memedi e ka pranuar dhe ka thënë po unë jam dakord, ndërkohë që z. Fadil Zendeli tha se vendimi i Kryesisë qendrore është i pakthyeshëm dhe unë nuk dua të hyj në statusin e tyre. Ata vetë e lanë që le të vendosë gjygji. Megjithëse unë më tepër isha të gjendet zgjedhje politike dhe jo zgjedhje juridike e problemit. Me që ata kështu kërkuan unë unë këtë pres. Sa i përket Aleancës për Shqiptarët, flasim për pjesën tonë të Aleancës me asgjë nuk e kemi prish këtë Aleancë, po mundohemi që të sillemi në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë pasoja, sepse siç duket, po del qëllimi që po goditet Aleanca për Shqiptarët dhe tendencat e këtilla të goditjes së kësaj Aleance nga ana e atyre që i thonë vetes opozitarë janë nga momenti që u krijua kjo Aleancë dhe që vazhdon sot e kësaj dite. Ne nuk do ta lejojm që të ndodhe nje goditje e tillë”.
Në vazhdim Video e plotë e emisionit Zonë e Debatit në Tv Globi