Sot në Maqedoni u zhvillua rrethi i dytë zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017. Rrethi i parë zgjedhor u mbajt të dielën më 15 tetor ku u zgjodhën edhe këshilltarët komunal, shkruan Fol.

Të gjitha vendovotimet sot në mëngjes u hapën në kohë, edhe atë në orën 07:00, poashtu edhe pa asnjë problem u mbyllën në kohë. Të drejtë vote kishin 833.710 qytetarë të Maqedonisë, edhe atë në 35 komuna dhe në 1.517 vendvotime.

Në rrethin e dytë garuan 70 kandidatë për kryetar komune. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017 ishin të akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. /Fol/