Këshilli i familjarëve të Lagjes së Trimave fton edhe një herë për pjesëmarrje masovike në marsh të qetë të gjithë shqiptarët në Lagjen e Trimave dhe njëkohësisht bën apel për të gjithë ata që kanë synim për promovim të vetvetes mos vijnë fare sepse nuk janë të mirëseardhur
Këto ngjarje ngelën në kujtesën e gjithë shqiptarëve e në veçanti atyre të Kumanovës. T`a përkujtojmë këtë datë në mënyrë dinjitoze, të qetë dhe pa tensione. Dhembja më e madhe e kësaj ngjarje është moszbardhja e rastit dhe dhuna shtetërore e ushtruar atë ditë. Njëkohësisht bëjm apel për të gjithë ata që kanë synime të keqpërdorin marshin tonë për qëllime partiake apo promovim të vetvetes nga ana e patriotëve të vonuar të kamufluar me flamur kombëtarë, nuk janë të mirëseardhur në marshin tonë. Në veçanti kjo vlen për ”zëdhënësin e pakënaqësisë së shqiptarëve” Kim Mehmetin të cilit nuk dihet se kush ia ka ngarkuar atë rol. Njeriu që sa herë ka nevojë të ngris veten e përdor shqiptarinë si profesion, nuk është i mirëseardhur në lagjen e Trimave, sepse është i njëjti që para disa viteve i vinte turp të fliste shqip. Është i njëjti që në kujtesën tonë dikur iu shit edhe Ali Ahmetit si patriot sa që në një rast kur ky i fundit e zgjodhi për zv drejtor të RTVM-së në një intervistë të datës 6 shkurt 2004 për TREPÇA .net e falenderon këtë të fundit me fjalët:
”Nuk kisha se si ti kundërvihem bindjes së tij dhe respektit që kam ndaj Abazit(nofka luftarake e Ali Ahmetit), të cilit do t’i jem mirënjohes për një jetë të tërë për atë që bëri”.
Prandaj ju ftojmë të dalim fuqishëm në këtë marsh protestues për të rënët dhe viktimat, për zbardhjen e rastit, për Kumanovën tonë!