Pse BDI e kandidoi Ejup Halimin për bartës liste në njësinë numër 2? Mos deshi me këtë të provokojë bacën Osman Ndrecaj, babain e Mirsad Ndrecajt, i cili një ndër ditët më të vështira në jetë e ka pasuar atë ditë kur ka mësuar se Ejup halimi, i ka shkuar tinza në konak, për ta ngushëlluar për Mirsadin e vrarë në Kumanovë?, pyet Express.net.

Ky portal sjell deklaratën e Osman NDrecajt të dhënë vitin e kaluar për Gazetën Lajm edhe atë piëkrisht pjesën që ka të bëjë më Ejup Halimin.

“Një ditë, kur djemtë e mi kishin shkuar për ngushëllime te familja e një shoku të tyre , erdhi një djalë me një shok tjetër. Kish pas bajagi muhabet. Foli për çështjen kombëtare, për patriotizëm, për rene burrnie e për çka jo. Të nesërmen kur i pashe lajmet në televizor po e shof të njëjtin djalë  në Kumanovë duke i vlerësua dëmet. Aty e kuptova që është Ejup Halimi i BDI-së. Atë natë më hypi shtypja dhe më dërguan menjëherë në spital. Desh vdiqa nga nervozizmi. Mjeku më tha të rri 14 ditë në spital, por nuk ndejta më shumë se pesë ditë”.

Pasojat nga kjo traumë e shkaktuar vërehen qartë te baci Osman. Ai gjatë tërë kohës sa flet, e përdor pompën e oksigjenit për frymëmarrje. Deri sa bisedojmë me 75 vjeçarin shtatlartë, kemi përshtypje se po vërejmë në çdo çast se si po largohet nga trupi i tij fuqia e deridjeshme e muratorit, që me mjeshtërinë e tij kishte ndërtuar dhjetëra shtëpi në Gjakovë e gjetiu. Tani i dridhen edhe duart e këmbët, por lotët nuk i pikojnë. Këtë vizitë tinëzare, ai e konsideron si vrasje të dytë.

“Kurrë nuk ja bëj hallall. BDI më vrau dy herë. Njëherë në Kumanovë dhe njëherë në Gjakovë, kur më erdhën në shpi në mënyrë tinëzare. Po ta kisha njohur kurrë nuk do ta pranoja në shtëpi. Mirëpo si ta njoh kur brenda ditës vinin edhe një mijë njerëz për ngushëllime. Ai nuk u prezantua fare”, pat thënë për Gazetën Lajm, baci Osman Ndrecaj.

ndrecaj1