Në skenën politike ndodhin ndryshime tektonike të çuditshme. Së pari, lideri i ri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka vendosur ta pastrojë partinë nga krimi dhe kriminelët, shkarkon nga detyra shumë funksionarë të dyshimtë. Nga ana tjetër, Zaevi po i largon njerëzit e Cërvenkovskit nga LSDM-ja dhe i afron të gjithë njerëzit që dikur ishin besnik të Gruevskit.

Cili është plani i Zaevit me njerëzit e Gruevskit?

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev së shpejti pritet të merr afër vehtes ish shefin e inteligjencës maqedonase Sasho Mijallkov. Ndërkohë në kabinetin qeveritar ka edhe 2 njerëz që dikur ishin shumë të afërt me Gruevskin. Nikolla Dimitrov që tash mban postin e Ministrit të punëve të jashtme dhe Koço Angjushev, i cili ishte biznesmeni i vetëm maqedonas që mbante monopolin e tregut për energji elektrike në kohën e Gruevskit, njëkohësisht edhe kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë, post ky që nuk merrej pa aminin e tandemit Gruevski-Mijallkov.

Nëse ndodh ky hap atëherë kjo nënkupton që jasht ombrellës së tij do të ngelin dy nga personat më meritorë që e sollën LSDM-në në pushtet. Bëhet fjalë për Mile Zeçeviç dhe Zoran Verushevski, të dy kuadro cilësor por që në kuloaret e LSDM-së në Shkup, por dhe më gjërë janë të njohur si persona të afërt me ish shefin e LSDM-së Branko Cërvenkovski. Zeçeviç dhe Verushevskitë ishin ata te cilët arritën të depërtojnë në sistemet e përgjimit të DSK-së, duke nxjerrur jasht në diskrecion maksimal mbi 600.000 video përgjime.

Këto materiale ia dorëzuan liderit të partisë Zoran Zaev i cili e hapi kampanjën e quajtur “Bombat për të vërtetën e Maqedonisë” në vitin 2015. Ato i publikoi në afërsisht 38 konferenca për shtyp, ku akuzoi një numër të madh funksionarësh qeveritar, por një pjesë të madhe të rasteve që llogariten si sekret shtetëror, Zaevi nuk e publikoi, që në fakt nënkupton se nuk e poshtëroi deri në skaj, VMRO-DPMNE-në apo eksponentët e saj.

A do të kemi sërish “bomba”, të papublikuara, tani në role të kundërta, opozita e dekriminalizuar, kundër pozitës së kriminalizuar që i morri me vehte të gjithë kriminelët që 12 vitet e kaluara morrën në qafë fatin e 2 milion banorëve.