Feminist Club SEEU që vepron nën aktivitetet e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore sot zyrtarisht ka filluar fushatën për mosanashkalimin e kontrollave dhe mamografisë. Në kuadër të muajit Tetor si “Muaji i ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit” ky Klub Feminist ka krijuar një kornizë të bukur dore për tu fotografuar në shenjë senzibilizimi.

Sot kjo fushatë ka filluar nga qyteti i Gostivarit, ku qytetar të shumtë janë fotografuar në shenjë senzibilizimi për ndërgjegjësimin e kancerit në gji. Gjithashtu sot kjo fushatë u përkahë edhe nga kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.