Artistja më e përfolur në showbizin vendor Enca Haxhia, ka publikuar imazhin e ri të pasaportës së saj.
 

Në Instagram, ajo ka postuar foton plotë grim dhe joshëse, ku shkroi “Fotografia e re e pasaportës”.

Por, më pastaj ajo publikoi edhe disa imazhe të tjera në të cilat gati sa nuk e zbulon tërësisht gjoksin, ngase ato imazhe ishin shumë provokative.

Enca kohën e fundit ka qenë e përfolur për mosmarrëveshjen me Noizyn, po ashtu edhe për publikimin e imazheve duke nuhatur “drogë”.

Kënga e fundit e saj është “Love on my body”, e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku.