Kur  kanë ngelur vetëm edhe disa ditë për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev, me gjithë bisedimet e filluara  nga ana e mandatarit me partitë që përbëjnë shumicën e re  akoma ngelet enigmë përfshirja e tyre në qeveri  me gjithë se  paraprakisht dhanë mbështetjen me nënshkrimet e tyre që z Zaev të merr mandatin nga Presidenti Ivanov.

Ajo që befason më së shumti është qëndrimi i Lëvizjes Besa e cila në vazhdimësi ka mbajtur qëndrime që nuk do të bëhet pjesë e qeverisë, pa ridefinim të shtetit , pastaj këtë qëndrim për mospjesëmarrje në qeveri    më së shumti e vulosën  me vete faktin që nuk votuan  kryeparlamentarin e ri të shumicës parlamentare në ditën e përgjakur të 27 Prillit. Pastaj kërkesa  tyre për  tërheqje të kryeparelamentarit  Talat Xhaferi nga posti duket  sikur  u harrua dhe nga një kundërshtar i fuqishëm kundër pjesëmarrjes pa kushte në qeverii  duket të jenë subjekti politik me ambicioz për poste, sepse ajo që përmend në vazhdimësi është aspekti numerik se sa më shumë dikastere ministrore të merr nga BDI, madje ka tendenca që të ketë qasje në përzgjedhjen edhe të kuadrove të BDI-së ,duke tentuar të vendos kritere se kush duhet qenë apo jo minister nga rradhët e BDI-së.