Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Suedi është më i keq se ai i Amerikës, por më i mirë se ai i New York City.

Ju do të mendoni se Suedia kishte gjetur disi sekretin për të trajtuar krizën e coronavirusit, pa pasur nevojë të impononte bllokime të rënda.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të saj, afro 2,400 duket i ulët, dhe nuk duket diku afër kaosit sa të New York City. Prandaj nuk është për t’u habitur që New York Times në një shkrim të së martës, shkroi se që “Suedia duket se ka qenë e suksesshme në kontrollin e virusit”, transmeton Telegrafi.

Por kjo ndjenjë tregon disa probleme shumë reale me qasjen e Suedisë – probleme që bëhen më të qarta kur të zmadhohen.

Grafiku më poshtë, ndihmon për të vendosur situatën e Suedisë në perspektivë. Grafika krahason nivelet e vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion njerëz.

Siç tregon grafiku, Suedia është në të vërtetë shumë më keq sesa vendet e tjera skandinave, madje edhe më keq se Shtetet e Bashkuara që ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në botë.

Arsyeja e nivelit të lartë të vdekjes në Suedi ka të bëjë me politikat e qeverisë.

Pas këshillave të epidemiologut kryesor të vendit, Anders Tegnell, qeveria suedeze zgjodhi të mos imponojë bllokime të rrepta, ose mbyllje të mëdha kufijsh sepse qeveria mendonte se do të dëmtonte ekonominë, përcjell Telegrafi.

“Bllokimi i njerëzve në shtëpi nuk do të funksionojë në një afat më të gjatë. Herët a vonë, njerëzit do të dalin gjithsesi”, u tha Tegnell gazetarëve këtë muaj.

Dhe ndërsa ekspertët thonë se shumica e suedezëve ndoqën udhëzimet për distancimin shoqëror të qeverisë dhe qëndruan vullnetarisht në shtëpi, ata që vazhduan të pinin në bare dhe dyqane me gjasë përhapnin sëmundjen përreth.

New York Times madje vuri në dukje atë që zyrtarët e shëndetit publik të Suedisë pranojnë tani: “më shumë se 26 për qind e 2 milionë banorëve të Stokholmit do të jenë infektuar deri më 1 maj”.

Kjo është akoma më e lartë sesa niveli i infeksionit të New York City, për të cilin zyrtarët e shtetit të Nju Jork-ut vlerësojnë se mund të jetë rreth 21.2 për qind bazuar në testimin e antitrupave të fundit.

Aty ku Suedia krahasohet në mënyrë të favorshme me SHBA-në është shkalla e vdekjes së vendit në krahasim me qytetin e Nju Jork-ut (jo të gjithë SHBA-në). Rreth 12,000 vdekje të raportuara që nga 28 prilli në një qytet me 8 milionë është pa dyshim më i keq se 2,300 vdekje në një vend prej 8 milionë.