A mund të zbulojmë kancerin përmes lotëve?

Zakonisht kur shkon të shohësh një film të trishtueshëm në kinema përveçse ha kokoshka, të shpëton dhe ndonjë lot,. Por në një kinema të Zelandës së Re, diçka tjetër ndodh, një kërkim potencial për të zbuluar kancerin e gjirit.

Femrat shohin dramën Brooklyn dhe dhurojnë lotët e tyre për studiuesit të cilët janë duke punuar mbi një pajisje të re të zbulimit të kancerit.

Studiuesit amerikan të një kompanie besojnë se lotët ndihmojnë në zbulimin e kancerit të gjirit me 90% vërtetësi.
“Zbulimi i kancerit të gjirit gjendet në një grup proteinash në lotin e femrës, që quhen Melody. Ky grup proteinash dallon femrat që kanë kancer gjiri nga ato që nuk e kanë me një ndjeshmëri 88 % dhe saktësim 86%”, shpjegon grupi i studiuesve.

Por para se të kërkojnë miratimin rregullator, studiuesit duhet të testojnë pajisjen dhe këkojnë më shumë lot. Për këtë, 400 femra vullnetare  kanë parë në ekranin e madh filmin e trishtë Brooklyn për të dhënë lotët e tyre. Grupi i studiuesve shpreson të krijojë një pajisje për të dalluar sa më shpejt kancerin e gjirit.

Teksa mamografia është mënyra më e mirë sot për sot për të zbuluar kancerin, kompania thotë se janë 13 për qind efektive për gratë me shumë inde të dendura. Teknologjia e re nuk e ka këtë problem, teksa planifikom të përdoret në bashkëpunmi me teknika të tjera.