Shkruan:Muhamed Zilbeari

Jemi dëshmitarë e një dinamike shumë të shpejtë e ndodhive politike në shtetin e quajtur Maqedoni, duke filluar prej bombave, qeveris pakëteknike, vendimit të Kushtetueses, vendimit te Ivanovit për abolicion e deri te protestat dhe kundër protestat.Edhe pse për shumicën e ktyre ndodhive , kam mendimin tim personal, porë kësajë radhe do mundohem që me miqë dhe bashkëmendimtarë të flasim për protestat dhe protestuesit individ dhe gruporë.
Në cdo vend me politik transparente dhe me sistem shumpartiak , ashtu siç ndryshojnë politikat , dnryshojnë edhe elitat politike.Edhe në disa vende(shtete) edhe pse politika është pak e çorjentuar , elitave plitike u vjenë fundi.
Në vendin(shtetin) Maqedoni, po ofrohet koha kur duhet të ndodhë ndryshimi i elitave politike, ktu në veçanti do të përmendi elitat politike që ishin në ballë të perfaqësimit e interesave të shqipëtarëve që një periudhë shumë të gjatë po mbulojnë hapsirën shqipëtare në Maqedoni.
Të lexosh histori dhe te jeshë pjesë e historisë ,është një dallim. Si pjesëtar i shumë ngjarjeve historike të përjetuara dhe në bazë te situatës momentale të shqipëtarve , qoftë ajo juridike apo reale , do e marë të drejtën të konstatojë se në periudh shumë të gjatë(me përjashtime), na kishin udhëhequr ” blanko politikan”.
Мjaftonë të përmende(kujtohet) referendumi për pamvarësinë e Maqedonisë, sjellja e kushtetutës së parë në Maqedoninë jashtë jugoslavisë, referendumi për Iliridë, konflikti i 2001, nënshkrimi i marveshjes së Ohërit, ndryshimi i Preambullës, Shkupit 2014….,
Tash kur ofrohet koha e skadimit të” bllanko politikanëve” në të kaluarë,( gjthënjë sipas mendimit tim) në mënyrë shum të përsosur shërbimet e huaja me dominim e shërbimeve sllave dhe me vetë fajin tonë po na përgaditet një elitë politikë që do ta vazdojë “blanko politikën” e deritanisme. Pse?? Po bëhen disa ditë që në Maqedoni po protestohet kundër ktij “regjimi fashisto-komunist”,që janë shumë të arsyeshme dhe të drejta,( që meritojnë edhe përkrahëjen time , porë në rethana tjera),duhet të kemi para syshë se ky shtet realishtë është bi-nacional. Çka është interesi i përbashkët i ktyre dy nacinaliteteve, të mposhtin këtë regjim të poshtër???Po.Paraprakishtë organizatorët, partënerët e protestave e të dy nacionaliteteve duhet të më informojnë mua si votues potencial, se çka do jenë pjesët e kulaçit që do të më takojnë në aspektin nacional.Kte duhet ta kumtojnë grupet e organizuara defakto dhe dejure(partitë politike) që bëjnë thirje për pjesëmarje në protesta.Në protesta shohim edhe pjesëmarje individuale të disa personave(shqipëtar) “ajde të themi” publik, që për çdo ditë i thejnë gishtat për tu shfaqur para kamerave në shenjë dëshmie se janë në protesta.Duhet kujtuar dhe pranuar se një numër i ktyre individëve janë ose funkcionar që në të kaluarën kanë shfritëzuar kolltukun, ose fëmijë e funkcionarve të dikurshmë që në të kaluarën kanë shfritëzuar të mirat e funkcionit , pa mos çarë kokën për” at nacionalen”, mendjen e kanë te kthimi i atyre te mirave individuale.
Duke analizuar grupet e organizuara “për pjesëmarje pa kushte” në protesta dhe individ e “jorgan revulucioneve” dhe interesin e shërbimeve të jashtëme dhe të brendëshme, që interes parësor kanë patur dëmtimin e intereseve dhe të drejtave të shqipëtarëve, kam të drejtën personale që të kemë frig se nga kto grupe dhe individ , në mënyrë shum perfide po na servohet edhe ” një elitë blanko politikanësh”. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të pajtoheni me mua.