bruksel

Pas informacioneve se Brukseli zyrtar ka thirrur në takim urgjent 4 liderët përgjegjës për “dështimin” e Marrëveshjes së Përzhinës, analist Albert Musliu shprehet skeptik për epilogun e takimit përshkak se tashmë është bërë presedan i rrezikshëm që në Maqedoni, jo gjithçka që nënshkruhet respektohet. 

Njëra prej pikave kryesore është nëse pas një viti bisedime politike dhe marrëveshje, përsëri u kthyem në rreth dhe jemi në fillim, ose tani është diçka ndryshe.

Analisti Albert Musliu mendon se ky nuk është kthim në pozicionin fillestar, por se tani është ende më keq.

“Paraprakisht e kemi pasur Marrëveshjen e Përzhinos që ishte një kompromis. Tani çfarë marrëveshje të re do të mund të nënshkruhet? Të gjitha palët do të kërkonin diçka më shumë nga ajo që e nënshkruan. Ende më shumë është rrënuar besimi në një proces të tillë, se gjithçka që do të nënshkruhet do të respektohet”, theksoi Musliu.