(Pyetje Publike)

Shkruan Qenan Aliu

KUVENDI i Maqedonisë së Veriut , më 03 janar 2020 zgjodhi QEVERINË të ashtuaquajtur TEKNIKE (kalimtare) por pa ndryshuar dhe plotësuar LIGJIN PËR QEVERINË E RMV.

Ju lutemi, në Ligjin për ndyrshimine dhe Plotësimin e ligjit për qeverinë e RMV (Gazteta zyrtare nr,196/2015 dhe 142/2016, neni (43) thotë;

( Neni 43 )

Njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë, e me dorëheqje paraprake të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të zgjedhë Qeveri të re, kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë, të udhëhequr nga kryetari i ri i Qeverisë të cilin e emëron partia me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

* * *

Të gjitha dispozitat në Ndryshimet dhe Plotësimet e ligjit në fjalë, e në ato shkruan në mënyrë EKSPLICITE se kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohëshme të vitit 2016-të.

Dhe tani shtroj PYETJEN PUBLIKE- ku u bazua Kuvendi i RMV dhe kryetari Talat Xhaferi për të proceduar ,për të zgjedhë edhe funksionarë-zv/minstër PLOTËSUES ?