Portali Fol.mk  në emër të redaksisë dhe në emër të gjithë lexuesve  shpreh urimet më të përzemërta  për gjithë popullin amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776 përbën jo vetëm ngjarjen më të shënuar në historinë e kombit amerikan, por edhe një ndër stacionet më të rëndësishme të rrugëtimit të qytetërimit  dhe vlerës më të lartë të shoqërisë njerëzore, lirisë.

Kurrë ndonjëherë më parë, në asnjë dokument të një rëndësie të tillë, nuk ishin sanksionuar aq solemnisht të vërtetat sublime të njerëzimit; e drejta e jetës, lirisë, barazis dhe lumturisë individuale e detyrimi i shtetit për t’iu dedikuar atyre dhe për t’i garantuar ato, sesa në Kushtetutën e SHBA.

God Bless America

©fol.mk