Nga Lulzim Aliti

Gati për 15 vite vazhdimisht shohim evolucionin e Ali Ahmetit në kohën parazgjedhore, duke u shndrruar në Abaz Gjuka me qëllim për ta fituar pushtetin. Por kësaj radhe këto intriga populli i ka deshifruar dhe në momentin e parë që do ti ofrohet rasti popullit Abaz Gjukën dhe Ali Ahmetin do ta dërgojn në ilegalitet atje ku e ka dhe vendin e merituar. Fitoret e Abaz Gjukes në çdo cikël zgjedhor erdhën për faktin se BDI bashkë me Mihajllkovin vodhën vullnetin e popullit, vecenarisht u kujtojm këtu ciklet zgjedhore 2011 dhe 2014 në aferën e përgjimeve u diktua se zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën në masë të madhe, duke ardhur në pushtet me kërcënime e shantazhe, dhe kjo histori nuk guxon të përsëritet tani e tutje. Këto zgjedhje ishin më të këqija, pasi Abaz Gjuka solli interesin e partisë në këmbim të interest kombtarë. Në fund të fundit, zgjedhjet u bënë rebesh nga komandanti Abaz Gjuka duke u strehu nëper bunkere, tani s’merakoset pse i fshin votuesit shqipëtar nga Lista Zgjedhore dhe se vodhi votat e qytetarëve për te realizuar kauzën e Gruevskit për të bërë Maqedonin monoetnike dhe monofetare në projektin “Skopje 2014”.
Afrohen zgjedhjet, Ali Ahmeti ndrron emrin në Abaz Gjuka për të mashtru prap qytetarët, ndërsa kësaj rradhe beteja e këtij komandanti do pësojë keq dhe humbjen do e ketë shumë afër. Të shpëtojm nga ky rebesh që solli kjo parti në krye me Abazat, dhe ta çlirojmë vendin duke i dhënë lirinë e duhur që i takon shqiptarëve.