Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se Abazi ka qenë tri herë në Kopoanik dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë.

Tutje, Thaçi tha se Abazi e bleu postin e zëvendëskryeministrit nga Kurti pak para zgjedhjeve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi e ka quajtur Thaçin ‘rrenc dhe njëri të poshtër’.

“Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet. I përkulur para pllakës në Grackë”, ka thënë ai.

Abazi thotë se nuk ka qenë në Kopaonik dhe nuk ka takuar askënd.

“Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve”, thekson ai.

“Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin”, ka shkruar Abazi.