Afati i janarit përmbyllet me Besart Abdurahimin. Shkëndija dhe futbollisti firmosin kontratë bashkëpunimi për një vit e gjysmë, pasi sulmuesi anësor ndërpreu bashkëpunimin me Lokerenin e Belgjikës.

 

Shkëndija zyrtarizon sulmuesin e krahut Besart Abdurahimi. 26 vjeçari ka ndërprerë kontratën me Lokerenin e Belgjikës dhe firmos me ‘kuqezinjtë’ për një vit e gjysmë.

Futbollisti në prezantim me fanellën ‘kuqezi’ nuk ka fshehur kënaqësinë që vjen të luajë për herë të parë në vendin e origjinës së prindërve të tij.