Në debatin televiziv Rruga Drejt në Alsat M ku u debetua për dështimin e Marrveshjes së Ohrit , statusin e ish ushtarëve të UÇK-së , familjet e dëshmorëve e tema të ndryshme që prekin shqiptarët e Maqedonisë, ish deputeti Abedin Zymberi fajsoji BDI me akuzën se i dallon ish ushtarët dhe familjet e dëshmorëve në baza partiake .

BDI i dallon ushtarët , invalidët dhe familjet e dëshmorëve në baza partiake , nëse nuk është me BDI një ish ushtar apo familje e dëshmorëve as nuk e punësojnë por as nuk shkojne ta vizitojnë .

Ka shumë raste ku shumë ish ushtarë nuk kanë buk për të ngrënë , mandej edhe në familjen time ka pjestarë të UÇK të cilët kanë probleme sociale , luftojnë me egzistencën , kanë të mbaruar fakultete por nuk punsohen sepse nuk janë anëtar dhe simpatizantë të BDI së , u shpreh ish deputeti si dhe ish komandanti i policisë ushtarake të UÇK -së Abedin Zymberi.