Ish- komandanti i policisë ushtarake të UÇK-së në rajonin e Likovës  Abedin Zymberi në emisionin debativ Clik Plus ka goditur ashpër partitë e reja politike Lëvizjes Besa, LR-PDSH-së, Unitetin e RDK-në.

Ai tha se, këto parti gjatë gjithë kohes po na recitojnë vjersha dhe gjëra të kota, ndërsa nuk po marrin nisma për tu bashkuar rreth një fronti opozitar.

“Këshilli opozitar nuk ka legjitimitet. Kush i ka zgjedhur ata persona për ta përfaqësuar popullin shqiptar. Edhe Aleanca për shqiptarët e shumë platforma s’mund të japin rezultate pa një bashkim. Protesta e 9 majit u përcau më shumë shqiptarët. Ajo u përvetësua nga një parti politike. Është turp se këto partitë e reja po bëjnë garë mes vetem. Kjo situatë i konvenon armikut dhe partive parlamentare shqiptare”, u shpreh Zymberi.

Sipas tij, vetëm bashkimi mes forcave opozitare është shpresë për shqiptarët në Maqedoni, gjërat tjera janë hajgare dhe mashtrim i popullatës shqiptare. (INA)